Kryeministri Edi Rama i ka dërguar presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj. Rama, 2 ditë më parë gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste bëri të ditur ndryshimet e reja në qeveri. Pritet që presidenti Begaj të dekretojë ndryshimet e reja në postet qeveritare.

Sipas ndryshimeve do të jenë 4 fytyra të reja në kabinetin e ministrave: Ervin Mete si ministër i Financave, Arbjan Mazniku si ministër i Pushtetit Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë dhe Igli Hasani si ministër i Jashtëm.

Gjithashtu rikthehet Anila Denaj si ministre e Bujqësisë, ndërsa Ogerta Manastirliu kalon si ministre e Arsimit dhe Sportit dhe Delina Ibrahimaj do të jetë ministrja e re e Sipërmarrjes.

Ndërkohë që u larguan nga detyra si ministre: Evis Kushi, Frida Krifca, Olta Xhaçka dhe Edona Bilali.