Ishte larguar prej një jave nga shtëpia dhe gjendet ditën e sotme i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.
Gazetarja e FaxNews Iris Rezhda bën me dije se që nga dita e largimit nga banesa familjarët e të moshuarit kanë bërë denoncim në policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre.

Viktima është identifikuar si Niko Ngjela, 63 vjec, dhe dyshohet se ka patur probleme të shendetit mendor.
Nga ajo ditë policia por dhe familjarët kanë pasur kontakte me persona të tjerë por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.
Burime jo zyrtare thane se kanë qene banorë të zonës që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari.
Trupi i të moshuarit ndodhet në morg ku do behet dhe autopsia.

Previous articleNdryshimet në qeveri, Rama dërgon emrat në Presidencë
Next articleIu mohua kërkesa për azil në 2021-in! Autoritetet franceze për arrestimin e Behar Bajrit: Nuk do bëhemi strehë për mafien shqiptare