Kelly Osbourne, këngëtare dhe personalitet televiziv në SHBA në 2018-ën pranoi kryerjen e procedurave kirurgjikale për rënien në peshë. Ajo humbi rreth 18 kilogramë dhe rezultati ishte i tillë:
Sidoqoftë, në mes të këtij viti, njerëzit vunë re edhe ndryshime të dukshme në fytyrën e Kelly-t. Përsëri kirurgji? Kësaj radhe jo!
Osbourne ka vendosur të jetë e hapur për procedurat që ka kryer dhe të gjitha janë procedura estetike kozmetike – por jo kirurgji/operim, çka i bën ndryshimet e përkohshme, por sidoqoftë shumë të dukshme.
Në një postim në Instagram ajo pranon të ketë kryer:
– Injeksione në buzë, mbushës.
– Injeksione për rimodelimin e zonës së nofullës.
– Injeksione në ballë.
Një mjek shkruan:
“Që prej rënies së peshës, Kelly ka bërë ca prekje për të holluar dhe konturuar fytyrën, për të zbutur shenjat të dukshme të plakjes në ballë dhe për t’i shtuar volum buzëve.”
fax web