Tashmë prapavija e Mërkurit mbaroi, por bashkë me të pati edhe dy planete të tjerë që u kthyen në vijën e tyre të drejtë, Saturni dhe Plutoni. Pas një periudhe të vështirë me komunikimin dhe ekuilibrat, astrologia Meri Gjini, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan foli edhe për fenomenin që nisi gjatë kësaj jave: kalimi i Hënës së plotë në Dash. Ajo shpjegoi ngjarjet e rëndësishme dhe ndikimet që do të ketë kjo ndodhi në secilën shenjë të zodiakut deri në fund të muajit Tetor.

Dashi-Hëna është te vetja, do të kenë vëmendje mjaftueshëm, aq sa për të vendosur kufijtë e vetvetes. Ajo që është e sigurt, me kthimin e Mërkurit në të drejtë dhe këtë Hënë të plotë, do të mund të zgjidhin çështjet që i përkasin profesionit dhe ekonomisë për të zgjidhur dhe sheshuar ankthin e mbartur që nga muaji Shtator. Duhet të shmangin vendosjen e gjërave në mikroskop, asgjë nuk është e përsosur.

Demi-Gjërat që do të zgjidhen apo aty ku do të duhet të fokusohen në korrigjimin e çfarë është dëmtuar nga Mërkuri në të kundërt në hyrjen e trefishtë që patëm, e para lidhet me raportet njerëzore, si në shoqërore e familjare, dhe e dyta ka të bëjë me përmbylljen e bashkëpunimeve. Urani te Demat i ka përgatitur dhe projektuar në ndryshime thelbësore. Kjo periudhë, të paktën deri në fundin e muajit, do të kenë mundësira shumë të mira për t’u qartësuar dhe për të vendosur pikat e fundit apo çfarë ka ngelur e pakositur nga muajt Shtator-Tetor. Hëna e plotë i dhuron zhvillime të mira, por që mund të vijnë nga ndikime, kontakte, takime me njerëz që kanë diçka të rëndësishme për t’iu ofruar apo që kanë potencialin e duhur.

Binjakët-Hënë e plotë e bukur, edhe pse kanë qenë goxha të tensionuar, të ngarkuar, me toleranca të vogla, me një komunikim paksa të vështirë dhe me tendencën për tonacione të larta me vend e pa vend, kjo situatë do të mbyllet dhe do të jetë e mundur të kenë një sukses apo drejtim të rëndësishëm. Kthimi i Mërkurit në vijë të drejtë do t’i sheshojë shuam gjërat, pavarësisht se do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, por do të arrijnë ta menaxhojnë shumë mirë egon, sharmin që do të shpërndahet me një ritëm të shpejtë. Do t’ia dalin mbanë të realizojnë gjërat që duan më shumë nga muaji Tetor.

Gaforrja-Mërkuri në të kundërt, në hyrje të trefishtë, solli një luhatje të ndjeshme te emocioni dhe paqëndrueshmëri në axhendën e tyre nga detyrime të vogla, të shtëpisë, të familjes. Nuk kanë treguar entuziazmin e tyre dhe nuk kanë shijuar rutinën. Kthimi i Mërkurit në të drejtë do të bëjë të mundur që të paktën kjo rutinë të marrë ngjyra që të japë buzëqeshje te e përditshmja e tyre. Hëna e plotë bën që shumë nga impenjimet në kokën e tyre të vendosen në vijë të drejtë. Hyrja e Marsit me Plutonin, i cili ndodhet përballë, ndërsa Marsi në një pozicion shumë të rëndësishëm, bëjnë që pavarësisht se është katërkëndësh, pra që pikëpyetjet të jenë të mëdha, në fund të javës do të marrin përgjigje nëse vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi vetes në çfarëdolloj drejtimi e lëvizjeje.

Luani-Tendenca është goxha e fortë për të treguar dominancën në ambientet e tyre dhe kjo mund të bëjë që reagimet e tyre të jenë nervoze, por edhe përgjigja po ashtu. Duhet të përgatisin veten se çfarë janë gati të presin prej të tjerëve dhe në këtë mënyrë do të mund të kontrollojnë nervozizmin apo tonacionin e tyre. Kjo Hënë e plotë, do të bëjë të mundur që detyrimet e tyre, të gjitha format, llojet e problematikave që ka nxjerrë Mërkuri do të zgjidhen drejt fundit të muajit, nisur nga dita e sotme nisur me një telefonatë apo diskutim të rëndësishëm.

Virgjëresha-Në familje të tetë në hartën e tyre personale, hyrje shumë e rëndësishme për të trajtuar çështje jetike që mbarten në brendësi të kohës, si pronësi, shitje, blerje, firmosje që lehtësohen shumë që bëhen të sakta me Mërkurin e drejtë. Hëna e plotë do t’i ndihmojë për t’u qartësuar me pikëpyetje personale si orientimi që duan t’i japin vetes në çështje praktike, mënyra si mund të pozicionohen në lidhje të afërta, jo detyrimisht intime apo në drejtim të dashurisë, por të shoqërive dhe bashkëpunëtorëve të tyre shumë të afërt, që do t’i lehtësojë shumë. Do të jetë një periudhë shumë intensive dhe nuk do të ndikohen nga katërkëndëshi i Marsit me Plutonin.

Peshorja-Ka Marsin me vete, alkool dhe timon në fundjavë nuk ka vend. Për sa i përket shanseve të dyta lidhur me vendimet që kanë marrë në pjesën e parë duket sikur do të bëjnë kompensim shumë të mirë.

Akrepi-Me rivalitetin, ambiciet, pikëpyetjet apo gjërat e vendosura brenda vetes së vet do të kalojnë ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Ky katërkëndësh sjell për mirë mbylljen e një detyrimi ekonomik.

Shigjetari-Të dashuruar, të domosdoshëm, të nevojshëm në çfarëdolloj ambienti. Gjithë energjia do të ketë nevojë për ndihmën tënde, me Venusin tek vetja dhe Mërkurin në të drejtë do të zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me jetën personale, të mbartura prej fundit të Gushtit.

Bricjapi-Një sheshim të programit, një qartësim i axhendës. Truri dhe mendja e tyre do të kthjellohet me gjërat praktike me të cilat po merren. Hëna e plotë do t’i sjellë mundësinë për t’u marrë me veten, për t’u zbukuruar dhe për të nxjerrë më të mirën.

Ujori-Dilema dhe paqartësi në zhvillimet ekonomike, për shkak të situatave të mënyrave të ndryshme që nuk janë në të njëjtën formë. Ajo që do të shenjojë hyrja Saturn me Hënën e plotë është nisje dhe vazhdimësi shumë e rëndësishme biznesi, profesioni, karriere.

Peshqit-Kjo Hënë e plotë do të nxisë financat dhe fantazinë. Gjendet forma për të zgjidhur problemet e ekonomisë. Aty ku do të duhet të shijojnë me Venusin në Shigjetar është dashuria.