Një sasi lëndë shpërthyese e dyshuar tritol ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Skënder Libohova në Lushnje.

Lënda plasese ishte vendosur në qepenin e dyqanit pranë banesës  të shtetasit Arian Aliço. Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit. Kjo është hera e dytë që goditet banesa e Aliço.

Në datën 30 janar të vitit 2018 persona të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Aliços ku plumbat arritën deri në brendesi por fatmirësisht pa dëmtuar njeri.

Arjan Alico sëbashku me të birin  Xhuljo Aliço janë të arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 ku akuzohen për plagosjen e rëndë të shtetasit Julian Sula.

Xhuljo Aliço u ekstradua disa ditë më parë nga Kroacia ku u arrestua pas shpalljes në kërkim. Prej vitit 2018 në banesën  e Aliços nuk banonte  njeri pasi familjarët ishin larguar.

Top Channel