Avokati Altin Goxhaj

“Në këtë javë do fillojnë të ndodhin gjëra. Javën që kaloi u shpërndanë tatimorët në cdo biznes për të kërkuar gjobën e 1 milion lekëve për qeverinë. Këtë javë ka filluar represioni policor, është rikthyer dhuna. Në gjykatat e Shqipërisë, plot me cuna të rinj të cilët akuzohen për protestat e Klodian Rashës, ndërkohë që doli këtë javë videoja e vrasjes së tij, të cilën ata e kishin parë që ditën e parë. 

Pse shpikën pistoletën e lloj lloj gjërash, dhe familja vijon të heshti. Kjo është një situatë skandaloze. 

Në gjykatë i mbajnë të gjithë zvarrë nëpër komisariate. Në këtë javë do shohim fazën e re për atë që quhet ‘plani për shpopullimin e Shqipërisë. Kanë marrë urdhër të gjithë institucionet e vendit për të shembur sa më shumë ndërtime. Këto 4 vite do shihni tmerrin, në 8 vite nuk keni parë asgjë, madje do ju marri malli për ato vite.

Këtë javë do dali një video nga avokatja e popullit sesi sillet gjykata kundër popullit, sepse avokaten e popullit e ka vënë Luli. Ka raste konkrete ku avokati i Popullit , ky person lufton gjatë gjithë kohës në gjyq si e si të zhysë sa më shumë protestuesin e gjakosur. Avokatë të Popullit nuk kemi, gjykata nuk kemi, jemi ëprballë një represioni total.”