Në Australinë e largët, ku jetojnë prej vitesh dy artistët e dashur shqiptarë Vesa Luma dhe Big Basta, sapo ka hyrë korriku dhe ky muaj është shumë i rëndësishëm për çiftin. Në 1 korrik, Big Basta feston ditëlindjen dhe Vesa i ka bërë një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto me Big Bastën dhe i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes.

“1 korrik data kur lindi shpirti im binjak. Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion! Të kam zemër e shpirt! Të dua shumë. Uroj me shpirt të festojmë bashkë edhe mijëra të tjera të lumtura! Kudo me ty!”, shkruan Vesa në urimin e saj.

Pavarësisht se prej kohësh jetojnë në Zelandën e Re, Vesa dhe Big Basta kanë qëndruar pranë fansave të tyre me të tilla postime të herë pas hershme në rrjete sociale. Para disa ditësh përmes një postimi në Instagram, Vesa bëri të ditur se vogëlushi i tyre, Lian, ka përfunduar me sukses një cikël mjaft të bukur siç është kopshti.

Këngëtarja ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale disa foto nga libri i kujtimeve, krahas së cilave ishin dhe urimet e shokëve të djalit të saj.

“Lamtumirë kopshti. Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm! Nuk mund t’iu falenderoj asnjëherë mjaftueshëm”, shkroi Vesa.

icon style