Para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.

Por më i habitshëm është fakti se dy vajzave ju është bashkuar edhe një reper në këngën e re. “Prive” mësoi disa javë më parë se Norës dhe Melindës do t’i bashkohej edhe Gjiko në këtë bashkëpunim.

Këtë gjë e ka konfirmuar ditën e sotme edhe Gjiko. Ai ka bërë një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto bashkë me dy artistet e njohura. Reperi ka zbuluar se kënga vjen së shpejti dhe mendohet se ku projekt do të mbajë titullin “Ay Caramba”.

Kjo është hera e parë që do e dëgjojmë trion në një projekt të përbashkët, ndaj kurioziteti për këtë këngë do të jetë goxha i madh. Mesa duket kënga është finalizuar dhe tashmë do të presim me padurim publikimin e saj.

Megjithëse nuk pritej që Gjiko t’ju bashkohej këngëtarëve, ai i njeh të dyja shumë mirë sepse ka bashkëpunuar edhe më herët me to.

Reperi numëron dy bashkëpunime në repertorin e tij muzikor me Nora Istrefin. Të dyja këngët si “Gabime” dhe “Anna” kanë rezultuar mjaft të suksesshme, sidomos kjo e fundit që bëri namin gjatë gjithë vitit të shkuar.

Ndërsa me Melindën, Gjiko ka realizuar vetëm një duet, “X5”, që vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara, edhe pse është publikuar 8 muaj më parë.

icon style