Në Bashkinë Himarë, interesi për të votuar në këto zgjedhje ka qenë tepër i lartë.

Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe marrjen e masës me burg, nga Gjykata e Vlorës, pati reagime të shumta dhe nga shteti fqinj Greqia, ku nuk mungoi interesi i madh i zyrtarëve atje.

Siç shihet dhe nga pamjet, në Himarë, ditën e sotme kanë mbërritur autobusë me shumë qytetarë të cilët priten të votojnë.

I pyetur nga gazetarja, një prej qytetarëve është shprehur që situata e zgjedhjeve është e vështirë.

Sakaq, nëse do të votojë apo jo Fredi Belerin, qytetari nuk ka dashur të japë një përgjigje, duke artikuluar këtu, fshehtësinë e votës.

Gazetarja: Keni ardhur nga Greqia për të votuar?

Qytetari: Po.

Gazetarja: Si e shikoni situatën?

Qytetari: E vështirë.

Gazetarja: E vështirë për çfarë, do ta mbështesni z.Belerin sot?

Qytetari: Është e fshehtë vota, e fshehtë.