Pjesë nga biseda:

A duhet të kishte kandidat përballë kur u zgjodhe në vitin 2019 ?

Bardhi: Në vitin 2019 jam zgjedhur me mandat 4 vjeccar duke pasur përballë Dorian Telitin. Ka qenë votim i fshehtë. Në rivotimin e bërë 30 gusht 2021, Këshilli Kombëtar, nuk kanë gjykyar që duhet të kishte kandidatuyre alternative . Nuk ka detyrim të ketë kanduidatura alternative. Ky detyrim egziston vetëm për kryetarin e Këshillit Kombëtar. Duke qenë skush nuk preferoi të kandidonte përballë z.Paloka, ai është zgjedhur me votim si kryetar i Këshillit Kombëtar. Nuk kishte kandidatura alternative.

Pyetje: A parashikon statuti i PD verifikimin e firmave nga një komision i posaccëm që ngriohet në Kuvendin Kombëtar?

Bardhi: Jo. Nuk parashikon statuti verifikimin e firmave nga një komision që ngrihet në Kuvendin Kombëtar. Secili prej tyre, ditën e kuvendit duhet të paraqiten në komisionin përkatës me kartën e pajisur. Është e pamundur të verifikohen 5000 firma në 1 orë sa është afati i Kuvendit Kombëtar. Ka dhe një procedurë shtesë për verifikimin e firmave. Nga e dini ju kush janë delegatët e PD? Kjo është të tallesh. Kjo është të bësh listë shokësh. Na jep dhe Qifja ndonjë emër aty dhe e fusim. Ky grup nismëtar në rreshtin e parë do të bënte verifikimin. Ky në grup të parë ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit. Ky do verifikojë mandatet r Kuvendit të PD-së? T’i dorëzojmë partinë Qifes. E ka bërë njëherë PD këtë gabim në Elbasan. I hoqëm votat PD dhe ja dhamë PDIU. Nuk e bëjmë më këtë gabim. Ai që është në rresht të pare që solli në pushtet Edi Ramën është pro PD-së, nndërsa ne që denoncojmë ata qenkemi armiq të PD-së.