Shqipëria voton sot 61 kryetarët bashkiakë.

Në 3 bashki të rëndësishme, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik, bëhet fjale për bashkitë, Kamez, Vore dhe Elbasn.

Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar.

Gazetarja Esiona Konomi, raportoi për ABC Neës se në Elbasan ka një problematik sa I përket votimi elektronik sepse në disa fshatra nuk kanë akses. Në Kamëz dhe Vorë nuk raportohen problem të karakterit teknik.

Problem në rang kombëtar mbetet pajisja që bën identifikimin elektronik të zgjedhjeve. Ka të bëjë me mungesën e operatorëve që të përdoren pajisjen. Disa operatorë nuk janë paraqitur ende në qendrat e votimit për të marrë në dorë pajisjet.