Në Elbasan janë të bllokuara shumë akse nacionale.
Emergjencat Civile të Elbasanit kanë informuar se janë të bllokuara pjesërisht akset, Elbasan – Rrogozhinë, Elbasan- Belsh, dhe Elbasan – Gramsh. Kalimi bëhet vetëm nga njëri krah i rrugës dhe vetëm me zinxhirë.
Probleme me ngrica ka dhe në aksin Librazhd – Steblevë.
Gjithashtu ka probleme të theksuara me energjinë në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Më problematike mbetet bashkia e Librazhdit ku energjia ka munguar prej 24 orësh.
Institucionet vendore të Elbasanit kanë pranuar se kjo situatë i gjeti të papërgatitur.