Një banor i fshatit Osnat në Pogradec, përmes një videoje që ka dërguar në ekranin e Fax News, kërkon ndihmë opër zhbllokimin e rrugëve, pasi dëbora ka arritur deri në 1 metër e gjysmë. Siç shihet dhe nga pamjet banorët kanë dalë për zhbllokimin e rrugës, gjë që ka qenë e pamundur. pasi bora vijon që të bjerë ende.

Banorët shprehen se kanë mbetur pa bukë dhe pa ilaçe, ndërkohë që i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama për ndihmë.

“Të nderuar teleshikues të Fax News, ne ndodhemi në fshatin Osnat në rrethin e Pogradecit, sot bora ka bllokuar gjithçka, nuk kemi as bukë as rrugë. Dolëm të gjithë si fshat të hapnim rrugën, por nuk mundëm pasi bora ka shkuar deri në një metër e gjysmë dhe bie akoma.

Kemi mbetur pa bukë, pa ilaçe, i bëjmë thirrje Edi Ramës që jep fonde nëpër bashki, tia shpërndajnë emergjencave. Siç mund ta shikoni bora ka shkuar në një metër e gjysmë dhe i bëjmë thirrje qeverisë për ndihmë”, shprehet qytetari në video.