CEO i Tesla Elon Musk thuhet se ka mirëpritur në jetë binjakë në fund të vitit të kaluar me një grua që drejton një nga kompanitë e tij duke u bërë këshu baba i të paktën 9 fëmijëve.

Elon Musk mirëpritur në jetë binjakë me Shivon Zilis – një ekzekutive e lartë në Neuralink, kompania e çipave të trurit që Musk bashkëthemeloi dhe kryeson – sipas një raporti të “ Business Insider” , dhe dokumente gjyqësore të paraqitura në Teksas.

Sipas mediave të huaja binjakët lindën në nëntor, dhe vetëm disa javë më vonë në dhjetor, Elon dhe Grimes mirëpritën fëmijën e tyre të dytë nëpërmjet një surrogate. Nuk ka asnjë informacion për emrat e binjakëve, por dokumentet e gjykatës thuhet se janë paraqitur në fillim të këtij viti nga Elon dhe Shivon duke kërkuar që emrat e fëmijëve të ndryshohen për të përfshirë Zilis si emër të mesëm dhe Musk si mbiemër. Një gjyqtar tashmë e miratoi kërkesën, shkruan TMZ.

Elon dhe Shivon u takuan në vitin 2015, dhe ajo është duke u ngritur në kompanitë e tij duke përfshirë një eksperiencë edhe në kompaninë Tesla përpara Neuralink. Ka spekulime që Elon mund ta zgjedhë atë për të drejtuar Twitter nëse marrëveshja e tij për të blerë gjigantin e mediave sociale përfundon me sukses.

Elon deri më tani ka 9 fëmijë që dihen publikisht; 5 me ish-gruan Justine Wilson , 2 me Grimes dhe tani 2 me Shivon.