Në kuadër të operacionit policor të koduar “Istanbul”, është vënë në pranga shtetasi turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas i kërkuar për tentativë vrasje, është ndaluar në Unazë të Re.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Istanbul”.
I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.