Elbasan/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve që akuzohen për vepra penale të ndryshme.

I hetuar në kuadër të operacionit “Plani”, për bashkëposedim të lëndëve narkotike, ndalohet 41-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim dokumentimin ligjor të autorësisë së veprimtarive kriminale të goditura më parë, nga Policia e Elbasanit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndaluan shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar 41-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se posedonte bashkë me shtetasin B. R., të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, në muajin maj 2023, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua nga Policia, gjatë operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.