Nga Erion Murataj!
Prita gjatë të shkruaj për pataten e nxehtë që ka kapluar botën syresh këto ditë. Në fakt nuk pati asnjë surprizë në prizmin historik mendoj unë.
Talebanët u kthyen në fronin që lanë nga përballja me më të fuqishmin e planetit. Dhe pa dyshim s’mund ti vësh faj askujt nga dy palëve luftuese të konfliktit 20 vjeçar. Faji ka emër: Afganistan…
Po mos u habisni për këtë pikëvështrim, ndoshta do të bindeni pak më poshtë … Në fakt asgjë nuk do ndodhte nese afganët që sot i turren aeroportit te Kabulit, (dhe ky i mbrojtur nga SHBA), do të kishin sakrifikuar për të ardhmen e tyre. Malaria e një bote që predikon “bura” dhe jo burra, goditi rëndë afganët që kujtuan se protektorati do të ishte i perjetshem.
Por nuk mbahet shtepia me miell borxh… E teksa shikoj femije e gra fatkeqe për të ardhmen e tyre, nuk ndiej asnje grimce keqardhje per “burat” afganë.
Ata se meritojnë keqardhjen sepse nuk e zbrazen njëherë për të mbrojtur pragun dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të prekur rëndë nga një modë që njerezimi po e marketon fort, atë të “burave” . Atyre që lyhen me krem në çdo vrimë e pikë, më keq se zonjat jashtë realitetit të salloneve.
Panoramë e zymtë që dikton ballafaqimin me të ardhmen e çdo kombi përballë barbarisë.
Revolucioni francez është e vetmja kujtesë historike që vërteton se kur shthurja dhe letargjizmi kap një shoqëri germadhash mund të lindi një rend i ri i gjithë pranuar. Jam i bindur që në atë copë tokë ku sot talebanët sillen si Zot do të vijë një ditë ku BURRAT do të jenë shumicë , e do zgjedhin të përballen me të keqen e jo të fluturojnë si zogj korrenti si “burat” e sotëm .
Por…! Afganistani nuk është thjesht çështje emigrantësh apo luftë të humbur .
Për këdo që do të shohë e kuptojë , ai është këmbana e së nesërmes. Në kohë LUFTE , pragu ka nevojë për BURRA. Burat bëjnë po aq pak pune sa edhe në kohë paqjeje. Sa për miqte apo komshinjtë , jane për një dorë. Në kohë të vështira je gjithmonë vetem…