Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit. Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta.

Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit.

Si pasojë e sulmit, është dëmtuar automjeti i patrullës.

Abc news