Para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.
Loredana shprehet në pjesën e saj se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se ishte faji i saj. Kurse Mozzik tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse më ta ka jetuar momentet më të bukura.
Kjo këngë, që është si një libër i hapur për jetën e artistëve, është pëlqyer shumë dhe ka thyer rekord. Të gjithë e kanë pëlqyer jo vetëm fabulën, por edhe videoklipin e veçantë, në të cilin në një sekuencë shfaqet edhe vogëlushja e çiftit, Hana.
Së fundmi, Mozzik na ka surprizuar me suksesin e radhës pasi kjo këngë është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.
“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik n