Home AKTUALITET “U ndjeva i dhunuar”, Ricky Martin rrëfen momentin kur e detyruan të...

“U ndjeva i dhunuar”, Ricky Martin rrëfen momentin kur e detyruan të deklarohej gay

13

Ricky Martin prej kohësh ka zbuluar se është homoseksual dhe i lumtur në marrëdhënien e tij me Jëan Yosef. Në një intervistë të dhënë për “People”, Ricky ka treguar se ndihet shumë komod nën lëkurën e tij dhe i lumtur me familjen që ka krijuar me partnerin.

“Unë jam një libër i hapur!”, është shprehur Ricky, kur është pyetur në lidhje me faktin nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

“Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.

Së fundmi ai rrëfeu momentin kur në vazhdën e  një interviste, Barbara Walters e pyeti hapur mbi orientimin e tij seksual. Këngëtari u ftua nga Walters në vitin 2000, kur karriera e tij ishte në kulmin e saj. Barbara i kërkoi të hidhte dritë mbi thashethemet që rrethonin këtë anë të tij, ndërkohë që Ricky thotë se nuk ishte i përgatitur për ta bërë një gjë të tillë dhe mbeti i traumatizuar.

“Kur më bëri pyetjen, u ndjeva i dhunuar sepse nuk isha i përgatitur të them të vërtetën. Pata frikë. Kjo intervistë la gjurmë tek unë”, u shpreh ai.