John Hurley, 40 vjeç, qëlloi për vdekje Ronald Troyke pasi ky i fundit vrau oficerin e policisë Gordon Beesley në Colorado.
Në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, shihet Troyke, i cili del nga automjeti me armë në dorë dhe qëllon në drejtim të Beesley, si dhe ndaj makinave të policisë në zonë, në Arvada.
Pasi u kthye te makina e tij për të marrë një tjetër automatik, Troyke u përball nga Hurley, i cili e qëlloi me armë zjarri.
Por kur një tjetër oficer policie mbërriti në vendin e ngjarjes, Hurley po mbante automatikun e Troyke dhe oficeri e qëlloi për vdekje.
Një shitës në zonën ku ndodhi ngjarja tha se Hurley kishte qenë duke bërë pazar kur dëgjoi të shtënat dhe doli jashtë me shpejtësi.