Bukajo Saka është njeriu më i urryer për tifozerinë angleze pas asaj penalltie të humbur ndaj Italisë kum këta të fundit u shpallën kampionë europe mbrëmjen e djeshme.
Në rrugët e Londrës, tifozët britanikë duken të frustruar dhe të nxehur pas asaj 11-metërshi dhe në rrugë kanë kapur një person që kishte ngjashmëri me sulmuesin anësor të Arsenalit.
Në pamjen e cila u bë virale duken fansat e kombëtares së “3 Luanëve” gati për ta goditur, por më pas kuptuan se kishin ngatërruar person.
Një situatë e pahijshme kjo duke parë se Saka tani është njeriu më i sulmuar për momentin.