Në një kohë kur lira turke po zhytet gjithnjë e më shumë dhe varfëria po prek tashmë një pjesë të madhe të popullsisë në vend, presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdon të provokojë me shpërdorimet dhe blerjet e tij.

Sipas mediave te huaja, Deputeti i Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës, Deniz Gavuzgilmaz, duke folur nga foltorja e parlamentit, prezantoi një kopje të provës së blerjes së një automjeti të ri luksoz nga Erdogan, i cili kushtoi 480 mijë euro.

“Fatura që shihni në duart e mia është fatura e porosisë së dhënë nga pallati më 30 mars 2021 për një makinë luksoze. Adresa e dëftesës është ambienti i kryesisë. Çmimi i Mercedes S-600 Gard është 474.950 euro”, tha deputeti i opozitës, duke mbajtur në duar faturën e blerjes dhe duke treguar se, “janë edhe tre porosi të tilla automjetesh, me një kosto prej 90 milionë TL sërish në emër të. presidencës turke”.