Shkrim nga Albana Tare.

“HAPI RRUGË BUDALLAIT”…POR VALLË… A MJAFTON?!
(Nëse një “budallai” i hap rrugë, ai pastaj të merr rrugë…)

Shpesh përmendim ne përditshmërinë tonë shprehjen “Hapi rrugë budallait”, e cila jo vetëm na shërben si relaksuese, por edhe na bën të harrojmë situata të pakëndshme, të cilat i kemi jo të rralla pranë nesh!

Na e kanë mësuar herët të mirët prindër, që ta kishim si shpëtim, për të mos e lodhur shumë të menduarit tone me gjera e njerez pa vlerë! …Por, a mjafton?! A ka qenë kjo zgjidhja?!

A mjafton, që një budallai ti hapësh veç rrugën në budallallëkun e vet?! U lodhëm e strapacuam duke u hapur rrugë të tillëve, që ne me ironi i quajmë “budallenj”, por që në fakt na rezultojnê si “budallenjtë” më të zgjuar!

Dikur i kishim të rrallë, ndaj e kishim tê zgjidhur problemin me një hapje rruge, e lënie në punën e vet! Se punë kështu nuk na prishte! Por tani?! Tani që të tillët janë shtuar pa fund, po kuptojmë ne, se kjo shprehje nuk qenka e mirëmenduar! Madje e gabuar! E papërshtatshme për realitetin e ri ku na ra lotaria të jetojmë!

Se sot “budallenjtë” i gjen kudo e ngado!
I gjen që nga rruga, të tipit, që vuajnë në hallin e vet, e gjer në parlament, të tipit që tallen hashiqare me hallin tonë! I gjen që në rrugë, ku ti rrezikohesh nga budallalleku i tyre foshnjor, e gjer në gjyqsor, ku ti duhet të vuash vetëm nga budallallëku i tyre i djallëzuar!

I gjen kudo këta budallenj, të cilëve me budallallëk u kemi hapur rrugë tërë jetën, vetë ne, duke i nënvlerësuar me pamendësinë tonë! I gjen që në daljet kompetente në TV, ku sforcohen të thonë diçka, e ne qeshim e injorojmë asgjënë që thonë, por që e shfrytëzojnë mrekullisht për përfitime te tyre…e deri tek budallallëqet e vendimmarrjes, ku thuajse gjithmonë na bie të vuajmë ne! Pikërisht, ne që pa menduar tërë jetës u kemi hapur rrugën të tillëve! E padashje kemi bllokuar rrugët tona të mirëfunksionimit dhe emancipimit shoqëror!

Jo rrallë të tillë rrugëhapur me budallallëkun tonë, sot i gjejmë të na pengojnë drejt ecjes përpara si shoqëri! Jo rrallë ndjejmë se gabimi nuk është te budallallëku i tyre! Ato janë në punë të vet…por tek ne, te ne që me budallallëk naiv u kemi hapur rrugë aq shumë, sa sot na zënë frymën në çdo rrugë tonën!

E siç thotë një fjalë e mençur tanim녔ǒtë mbjellësh, do korrësh”, mesa duket ne jemi duke korrur fix, atë që kemi mbjellë! Ne po vuajmë pasojat e naivitetit tonë si shoqëri e bindur dhe tolerante me shumë se duhet ndaj “budallallëkut” te pameritokracisë!

Mendoj se ka ardhur koha që, me asnjë “budallai” të mos i hapim rrugën, por edhe të gjykojmë me mençuri e pa as më të voglelën tolerance, cdo qëndrim tonin ndaj atyre që nesër nga “budallenj” të injoruar nga ne, do na kthehen në injorantë që do të na zoterojne çdo shteg, deri në marrje fryme!

Sa mire do ish, sikur… shprehjen “shkatërruese” tanime për ne, “Hapi rrugë budallait”, ta fshinim fare nga fjalori yne! Ndoshta, atëhere do fillonim diç të rregullonim! Ndoshta atëhere do të na vinin mendtë! NDOSHTAAA….!