Home SHOWBIZ Në pritje të ëmbël dhe s’e luan topi! Publikohen pamje të reja...

Në pritje të ëmbël dhe s’e luan topi! Publikohen pamje të reja të Gentës shtatzënë

28

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël për herë të parë. Prej javësh në media thuhet se ajo është shtatzënë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende prej saj, ndërsa pamjet me barkun e rrumbullakosur thonë çdo gjë.

Ndërkohë që lart e poshtë ka kaq shumë zëra për një shtatzëni, Genta Ismajli ka reaguar më herët për herë të parë.

Këto kohë ajo nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme ka bërë një postim që tregon shumë. Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.

Së fundmi, partneri i saj ka ndarë një video të këngëtares në InstaStory dhe pamjet e rikonfirmojnë dhe një herë shtatzëninë e artistes shqiptare.

Ai po ashtu e ka surprizuar gjysmën e tij më të mirë me një ëmbëlsirë, në pjatën e së cilës shkruhej “Fat të mbarë, të dua”.

Më herët, në TikTok ka qarkulluar një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm. Përveç kësaj, burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.