Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi përpara kryebashkiakëve në vend paketën e re ligjore për prokurimin publik, ku me nota kërcënuese i sugjeroi të gjithë zyrtarëve lokalë që të respektojnë ligjin dhe mos të prekin fondet shtetërore pasi do të përfundojnë në SPAK.

Rama i vendur u shpreh se ky gangren që ha lekët e shqiptarëve është rregulluar në pushtetin qendror dhe problematika konsiston vetëm në pushtetin lokal.

Në lidhje me këtë ka reaguar me nota ironie dhe gazetari Klodian Tomorri, i cili shprehet përmes një statusi në facebook se kryeprokuruesi më i madh i tenderave sekret i dërrmoi cironkat e vogla.

Postimi i plotë: Kryeprokuruesi me i madh i tenderave sekrete ne historine e shtetit shqiptar i derrmoi cironkat e vogla te bashkive, qe vjedhin naj leke me tenderat.

Nderkohe mjere ai qe ben tendera me negocim pa gare. Keto lloj tenderash lejohen vetem kur jane mbi 15 milione euro si ai i Porto Romanos dhe koncesioneve. Kurse keta qe bejne nga 10-15 milione leke, te gjithe ne burg.

fax