Të rinjtë britanikë duan vetëm të festojnë, mbushin klubet e natës në fundjavë
Fotografitë e publikuara nga mediat britanike tregojnë se si nga mëngjesi i së premtes, qytetarët vihen në radhë për orë të tëra që të hyjnë më pas në klubet e natës dhe baret e njohura.
Që nga Londra në Liverpool dhjetëra mijëra të rinj mbushin rrugët dhe klubet për të shijuar festat e shthurura.Ndërkohë deputetë dhe aktivistët e lirive civile kanë kritikuar planet e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për t’i bërë pasaportat e vaksinave të detyrueshme në klube, në shtator.
