Home AKTUALITET “Qepe gojën, deri 10 muaj më parë nuk..”, Bonuçi kapet me kundërshtarin...

“Qepe gojën, deri 10 muaj më parë nuk..”, Bonuçi kapet me kundërshtarin gjatë ndeshjes

13

Kur luhet një finale nuk ka “shokë”, edhe pse me bluza të ndryshme.

Në rastin e ndeshjes së djeshme, kamerat kanë kapur Leonardo Bonuçin që ulërinte nga stoli ndaj Kristian Romeros, mbrojtësit të Atalantës në pronësi të Juves, që ndërhyri shumë keq ndaj Kiezës:

“Romero, deri 10 muaj më parë nuk flisje fare. Qepe gojën dhe mos na bëj fenomenin”.

Kujtojmë se Juventusi triumfoi në finale, duke mposhtur 2-1 Atalantën dhe duke fituar kështu Kupën e Italisë.