Në katër orë e para nga fillimi i votimit në qendrat e votimit në Turqi, vëzhguesit raportojnë një pjesëmarrje të lartë të votuesve në të gjitha qytetet turke.
Mediat e huaja raportojnë se 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit ndërsa 5.2 milionë do të votojnë për herë të parë.
Të shumtë kanë qënë personat që kanë shkuar të votojnë, me një pjesëmarrje të lartë sipas raporteve, ndërsa edhe të moshuar në karrige me rrota nuk kanë munguar në qendrat e votimit.
Duke raportuar nga Ankaraja, Farah Al-Zaman Shaëëqi e Al Jazeera Arabic tha se ajo vuri re një pjesëmarrje të madhe në qendrat e votimit.
“Kjo tregon se konkurrenca është shumë e ashpër. Ka zyrtarë dhe politikanë që do të votojnë në qendër. Kjo nënvizon rëndësinë simbolike të Ankarasë”, tha Shaëqi.
Dy kandidatët rivalë, Kilicdaroglu dhe Erdogan kanë hedhur votat e tyre në qytetet përkatëse.