Një nënë nga Gjilani ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj e cila dy ditë më parë së bashku me shoqet doli nga shtëpia e prindërve dhe nuk u kthye më.

E ëma e shqetësuar tha se vajza e saj ishte larguar rreth orës 22:00 të mbrëmjes dhe nuk mori më asnjë lajm prej saj. Ndërkohë policia e Kosovës po heton rastin e denoncuar.