Një djalë 5-vjeçar u vra dhe të paktën shtatë persona u plagosën të Mërkurën kur një raketë e Hamasit u përplas në një ndërtesë apartamentesh, në një qytet kufitar Izraelit – ndërsa luftimet midis militantëve Palestinezë dhe Shtetit Hebre u intensifikuan.
Djali, i identifikuar nga autoritetet si Ido Avigal, u vra nga shpërthimi i një rakete në dritaren e një dhome të fortifikuar, ku i riu dhe nëna e tij u larguan kur sirenat ranë në qytetin Sderot, rreth një milje nga kufiri i Gazës.
Të paktën shtatë persona u plagosën në atë shpërthim, njoftoi Times of Israel të Mërkurën.
Pak para shpërthimit të raketave nëna e mori djalin dhe e futi në një dhomë të fortifikuar, por nuk mundi dot ta shpëtonte, pasi shpërthimi ishte i fortë.