Dashi

Në dashuri, kini kujdes nga çdo situatë e ndërlikuar. Në punë ka ende probleme të vogla për t’u zgjidhur.

Demi

Në dashuri, nëse duhet të bëni propozime, veproni. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje financave, Mërkuri që gjendet përballë jush këshillon kujdes.

Binjakët

Situatë interesante për ndjenjat, përpara se të ndërprisni kontaktet me dikë, jini të sigurt për ndjenjat tuaja. Në punë, propozimet e reja nuk do të vonojnë të vijnë.

Gaforrja

Nëse sapo keni dalë nga një lidhje, mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm. Në aspektin e punës më të favorizuar janë ata që janë të vetëpunësuar. Do të keni më shumë fat nga java e ardhshme.

Luani

Në dashuri shmangni komplikimet e panevojshme. Nga pikëpamja e punës ju ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për pak relaks.

Virgjëresha

Aspekti i mirë i Venusit ndihmon ndjenjat, madje edhe ata që kanë dalë së fundmi nga një ndarje. Në punë, nga ana tjetër, Hëna e favorshme ju jep një avantazh, mos e braktisni veten në lodhje.

Peshorja

Kjo do të jetë një ditë e qetë gjatë të cilës mund të përballoni lehtësisht dhe me qetësi një sërë çështjesh që i shtynit prej shumë kohësh. Nëse keni dyshime, mos i mbani për vete. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe pa e kuptuar do e ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar do përballeni me situata delikate.

Akrepi

Në dashuri, nëse po largoheni nga një person, sqarimet janë të mundshme. Në punë megjithatë lajmet vijnë, bëhuni gati.

Shigjetari

Ditë interesante për ndjenjat, veçanërisht e martja. Në punë, megjithatë, edhe nëse lodhja ndjehet, do të shpërbleheni me sukses.

Bricjapi

Emocione të bukura për ndjenjat falë aspektit të mirë të Hënës dhe Venusit. Në punë, nëse keni negociata ligjore në zhvillim, do të jetë e lehtë t’i zgjidhni ato.

Ujori

Rikuperim i mirë për ndjenjat, është një periudhë pozitive për zemrën. Nga ana tjetër në punë jeni plot ide, janë të favorizuar më shumë ata që merren me çështjet e komunikimit dhe reklamimit.

Peshqit

Nëse doni të rikuperoni një marrëdhënie,të martën është dita më e mirë për ta bërë atë. Në punë, megjithatë, qëndroni larg polemikave të panevojshme të asaj ditë. /abcnews.al