Ditën e nesërme në orën 10:00 do të startojë seanca e radhës Parlamentare ku do të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 3”.
Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.
Gjithashtu në të gjitha dikasteret e zgjedhura do të duhet të betohen para Presidentit të Republikës.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka bërë publik edhe rendin e ditës që vijon si më poshtë:
– Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)
– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1
të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të
Presidentit të Republikës, ora 10:00
– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110,
pika 3 të Rregullores, ora 13:00
– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4
të Rregullores, ora 16:00
(Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve)
Hapja e debatit
– Koha e votimit