Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një konferencë shtypi mbrëmjen e sotme lidhur me atë që ka ndodhur së fundmi në Izrael mes tensioneve të krijuara me organizatën e Hamasit.
Ai u shpreh se ka folur me familjet që kanë humbur të dashurit sot, ndërsa shtoi se Izraeli “nuk do t’i harrojë kurrë këto akte të tmerrshme të armiqve”.
“Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paparë, ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Ai shtoi se Izraeli po mbledh “mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare” për vendin, ndërsa theksoi se Izraeli “do të zhdukë Hamasin dhe do të sjellë fitoren”.
Po sot, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të minimizojë vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se SHBA-ja po punon për të krijuar zona të sigurta në Rripin e Gazës.
Pas vizitës në Tel Aviv një ditë më herët, Blinken nisi një turne në gjashtë shtete arabe dhe në Katar ai mbrojti sërish të drejtën e Izraelit për t’u përgjigjur pas sulmeve masive të militantëve palestinezë të Hamasit, por kërkoi që të mbrohen civilët palestinezë.
“Ne i kemi bërë thirrje Izraelit të përdorë çdo mbrojtje të mundshme për të shmangur dëmet në mesin e civilëve. Ne e dimë se shumë familje palestineze në Gaza po vuajnë pa faj dhe ka të vrarë në mesin e civilëve palestinezë”, tha ai gjatë konferencës në Katar.
Megjithatë, kryediplomati amerikan përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë pas sulmeve “të paarsyeshme” të Hamasit.
“Ajo çfarë po bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo çfarë po bën Izraeli është se po mbron jetën e popullit të tij”, tha ai.
“Çdo shtet, i përballur me atë me të cilën po përballet Izraeli, do të vepronte njësoj”, shtoi Blinken.
Ushtria izraelite konfirmoi më vonë gjatë së premtes se forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gazë gjatë 24 orëve të fundit.
Një zyrtar amerikan tha se Izaeli është pajtuar me Blinkenin gjatë bisedimeve në Tel Aviv për “nevojën e krijimit të disa zonave të sigurta ku civilët mund të zhvendosen, të jenë të sigurt nga operacionet legjitime të sigurisë së Izraelit”.
Militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor nisën sulme masive nga toka, ajri dhe deti, ndaj Izraelit, duke vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.
Ndërkaq, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 1.779 persona, teksa Izraeli po ashtu ka ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe rrymë për këtë territor.
Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e pranoi se evakuimi i 1.1 milion palestinezëve është një detyrë “e vështire