Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një burim nga SHISH i tha Top Channel, se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqe zyrtare web.

I njëri burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Mësohet se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia” ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022.