Ende pa filliar fushata elektorale motorrët e partive tradicionale janë ndezur. Luftohet për të mbajtur e shtuar pushtet apo fituar rrotacion. Ik një palë e hajde një palë që ia lënë vendin njëra tjetrës, për shqiptarët duket se nuk kanë sjell ndonjë ndryshim, tek e fundit xhepat e tyre mbeten bosh sërisht në fund të muajit e pagat avulluojnë pa e marrë akoma. Një pjesë tjetër kontigjenti më vulnerabël pensionistët, apo të “harruarit” sic i quajnë mediat, zor se e shtyjnë pensionin dy javë.
Në këtë realitet ekonomiko- politik zhvillohet një nga betejat më të vështira mes dy kampeve të vjetra politike, që padiskutim janë “dërrmuar” me kohën e janë konsumuar pashmangshmërisht. Njëra nga pasha e pushtetit apsolut në mandate, tjetra nga paaftësia për tu forcuar dhe për tu bërë alternativë.
Rilindasit kërkojnë një mandate të tretë duke u deklaruar se kanë bërë shumë punë për shqiptarët, e kanë për të cuar përpara shumë projekte, për të cilat kundërshtari politik nuk është në gjendje ti mbyllë. Sigurisht që kur kërkon një mandate të tretë Rama ka edhe një deduksion, kërkon target të lartë 88 mandate, nga 72 që mori në 2017.
Teksa kundërshtari i tij politik Lulzim Basha i ka dhënë provat që nuk di matematikën, ende nuk është provuar për këtë gjë Rama, e kjo gjë do të matet në 25 Prill.
A di ta përllogarisë Rama pakënaqësinë elektorale, teksa shpall targetin elektoral? Mbetet për t’u identifikuar.
Debate i munguar mediatikisht nga gazetarët do duhet të përqëndrohej mbi faktin nëse shqiptarët do të votojnë pro nëse janë më mirë në këto vite qeverisje,nëse perceptojnë se Shqipëria ka ritur nivelin e shërbimeve dhe shërbesave, nëse lehtësitë fiskale kanë qenë efikase për biznesin, nëse investitorët e huaj potencialë janë shtuar duke hapur më shumë vende pune dhe duke sjellë cilësi prodhimesh e shërbimesh.
Ose shqiptarët do të refuzojnë ta mbështesin me vot, nëse kanë pakënaqësi.
Mes një beteje për pushtet, elefantët elektoralë do të ndeshën në një fushë që gjithëherët kanë shtypur milingonat. Populli shpesh ka thënë që “nuk mban më ujë pilafi”, por gjithmonë kanë ngrënë çorbën.
Në mes të kësaj beteje e cila për herë të parë si asnjëherë tjetër do të jetë e orintuar nga ndryshimi jo thjesht rrotacioni apo statusquo-ja, do të jenë pjesëmarrës edhe parti të reja që kanë synime të qarta, nga deduksioni i projeksionit të optikës politike 30 vjeçare.
Këto të fundit synojnë, ndryshe nga dy forcat politike tradicionale, të ndodhë ndryshimi që nuk ka qenë në 30 vite.
Sa të lehtë apo të vështirë do ta kenë të kapitalizojnë qëllimin dhe përkthejnë në mbështetje popullore kjo mbetet për tu parë edhe pse fillimisht do të duhet të mposhtin paragjykimet.
Përtej praktikave të mëparshme politike apo këtyre platformave të reja, vendi ka nevojë për një kthesë të mirëfilltë ekonomike, orientuar nga konsumi, investimet, lehtësitë fiskale, mundësitë e punësimit, mirëqenia, dhe promovimi vlerave meritokratike. Kjo do të duhet të ishte platform bazë për cdo parti elektorale pasi në këto drejtime mbetet pashmangshmërisht shumë për të bërë por që duan vision, optikë profesionale dhe qasje vullneti e këmbëngulje titanike.
Vendi thërret si i mbyturi mes oqeanit, pasiqë çlirimi nga kleptokracia e lidershipit politik, do ta kthejë në jetë ekonominë shqiptare dhe shqiptarët drejt Shqipërisë.

Egnatia news