Tjetër vendim për heqjen e tyre
Nga 1 qershor i këtij viti Shqipëria do të ndalojë përdorimin e ambalazheve plastike njëpërdorimëshe.Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela, Kumbaro Furxhi.“Viti 2022 do të jetë viti i një ndryshimi të madh për mjedisin në Shqipëri e për mentalitetin e secilit prej nesh sa herë dalim nga shtëpia për të bërë pazar. Shqipëria nga 1 qershori 2022 përmes amendimeve që kemi paraqitur në Kuvend synon të ndalojë përdorimin, prodhimin, tregtimin dhe importimin e qeseve mbajtëse plastike njëpërdorimëshe”, deklaroi ministrja Kumbaro.Kumbaro theksoi se sfida e luftës kundër plastikës ndotëse është tashme universale.Sipas saj, edhe shumë shtet të tjera kanë nisur ose janë në process të ndalimit të përdorimit të ambalazheve plastike njëpërdorimëshe.
“Franca ndalon përdorimin e ambalazheve plastike njëpërdorimëshe ne tregun e produkteve ushqimore nga 1 janari i vitit qe sapo ka nisur. Skocia do të ndalojë nga qershori i këtij viti çdo lloj produkti plastik me një përdorim”, tha ajo.Edhe pse ka disa vite tashmë që flitet se qeset plastike nuk do të jenë më në përdorim duket se ky vendim nuk po gjenë kohë të zbatohet pasi qeset plastike vijojnë të përdoren masivisht si nga qytetarët ashtu edhe nga tregëtarët.