Bëhet fjalë për modelin Sunshine Gold, i cila ka një exterior që ndryshon ngjyrë tërësisht pasi ekspozohet ndaj dritës së diellit. Vivo tregon se iu deshën 2 vite për të krijuar këtë material, të cilit i mjaftojnë vetëm 30 sekonda për të ndryshuar nga gjyra gold në në blue-green, para se të kthehet gradualisht në ngjyrën origjinale.

Një tjetër shërbim i veçantë i këtyre pajisjeve është notch-i në ekran, brenda të cilit fshihen 2 kamera selfie, ajo kryesore 50MP dhe një ultrawide 8MP. Për sa i përket sistemit të pasëm të kamerave, V23 ka kamerën kryesore 64MP, ndërkohë që kamera kryesore e V23 Pro ka rezolucion 108MP. Të dyja modelet kanë përveç kameras kryesore dhe një kamera ultrawide 8MP dhe sensorë makro 2MP.

V23_5G_Gold.webp

V23 Pro ka një ekran 6.56 inç, ndërsa ekrani i V23 ka madhësi 6.44 inç. Të dyja ekranet janë Full HD dhe kanë refresh rate 90Hz. Ndryshimi kryesor mes këtyre dy smartphone-ve qëndron në proçesorin që i fuqizon – V23 përdor MediaTek Dimensity 920 ndërsa V23 Pro përdor Dimensity 1200.

Në Indi, versioni bazë 8/128GB i V23 kushton $400. Nga ana tjetër, versioni bazë i V23 Pro kushton $520. Në muajt në vijim pritet që këto dy smartphone të futen dhe në tregun e Evropës.