Në një postim në Twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ripublikuar vendimin e DASH të vitit 2018 që e shpallte non-grata Tom Doshin, i cili ky i fundit garon për deputet me PSD.

Znj.Kim ka një mesazh për palët e partitë që po heshtin për Tom Doshin duke i thënë se duke heshtur po i bëjnë njerëzit të mendojnë se janë aleatë.

STATUSI NGA YURI KIM

Shënojmë se PD e të tjerët nuk duan në Parlament dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë.

Top Channel