Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë së fundmi në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë, takim ky në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në këtë event, deputetja Hajdari ka pasur dhe fatin që të takojë aktorin e njohur austro-amerikan, Arnold Schwarzenegger dhe këtë takim ajo ka vendosur ta bëjë publik me të gjithë ndjekësit e saj, teksa ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dy foto me aktorin e famshëm, ndërsa fotot i shoqëron me mbishkrimin: “Nuk ka nevojë për prezantim.”

Po ashtu në Vjenë, ajo është takuar edhe me senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët thotë se diskutuan rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.

fax