Ervis Iljazaj, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës ka analizuar sot situatën politike në vend, duke u ndalur tek incidentet në Elbasan dhe jo vetëm.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Iljazaj theksoi se ashtu si kudo, fushata ka tensione politike dhe verbale, por me rëndësi është që partitë mos të nxisin dhunë tek qytetarët.

“Fushata ka tensione, politike dhe verbale. Mjaftojmë të përmendim fushatën në SHBA. Fushata nga natyra e saj, është konfliktuale, aq më tepër në Shqipëri. Por ky tension me rëndësi është që mos të nxisi dhunë. Problemi është se nga këto fjalë, mos të kalohet tek nxitja e dhunës tek qytetarët. Këtë e ndalon dhe ligji. Këtu shumë procese, ekonomike, kulturore, varen nga politika. Ndaj këtë thirrje e gjykoj të rëndësishme (Thirrjen e KQZ). Në disa zona tensioni është më i madh.”, tha Iljazaj.

Sipas tij incidentet në Elbasan janë regjistruar për shkak të tensioneve që ka ky qark, pasi është i nxehtë politikisht.

E kupton që në këtë shoqëri ka diçka që nuk shkon kur një sipërmarrës përleshet me një politikan. Mund ta kuptoja përleshjen mes dy politikanëve, por mes një sipërmarrësi, më duket diçka e çuditshme! Qarku i Durrësit dhe e Elbasanit janë ata që do të bëjnë diferencën për mandate. E para është arsyeje politike, pasi Elbasani është qark i nxehtë politikisht. Historia ka treguar se ky qark ndryshon, por edhe Durrësi. Qarqet e tjera e kanë më të stabilizuar situatën. Qarku i Elbasanit ka qenë ndër më të kriminalizuarit. Duke qenë se është beteja politike, dhe elemente kriminale, atëherë këto dy arsye bëjnë që qarku i Elbasanit të jetë i tensionuar. Gjykoj se do të jetë edhe në vazhdim i tensionuar. Është situata e PDIU-së, e cila mori dy mandate në zgjedhjet e kaluara. Është kryetarja e LSI që kandidon, dhe beteja është e fortë. Gjithë politika shqiptare në 3-4 vitet e fundit është karakterizuar nga përplasje të forta, pasi nuk ka pasur arbitra. Përplasja politike ka qenë matje forcash. Kjo reflekton një lloj pasqyre të asaj se çfarë ka kaluar politika shqiptare në 3-4 vitet e fundit. E gjithë gara politike është kthyer në emocionale dhe vizuale, jemi në shoqërinë e imazhit, të syrit. Kjo fushatë po merr trajtat e fushatës së imazhit, të videos. Ndaj liderët janë fokusuar për të krijuar stafe mediatike, politika nuk është më racionale. Mesazhi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, dhe jo i tërthortë, pa u fshehur fare, kjo është edhe më e rrezikshme, t’ja përplasësh në fytyrë shoqërisë shqiptare.”, tha ai.

Mes të tjerash Iljazaj tha se mesazhet e Ramës gjatë kësaj fushate janë për të lënë të kuptuar se ai nuk është në garë me Lulzim Bashën, por që për pedagogun është krejt e kundërta.

“Rama ka dashur të japë dy mesazhe. E para; “s’ka rrugë tjetër përveç meje”- mendon ai. E dyta; “personalisht nuk jam maniak i pushteti, por duhet të rri se kam punë ende për Shqipërinë”. Unë gjykoj se Rama e ka bërë këtë fushatë karakteriale, pasi e krahëson veten me Bashën. Meraku më i madh i tij është që Lulzim basha të jetë lider i vërtetë i opozitës, i duhet këtij fakti. Ndaj thotë; ‘jo është kukull e Berishës’, etj. Krahason veten me Bashën, duke etiketuar si të tillë. Kjo është një garë tërësisht personale mes Ramës dhe Bashës. Këtë herë Shqipëria ka alternativë. Ata janë krejt të ndryshëm, kanë filozofi të ndryshme.”, përfundoi Iljazaj.

Ballkanweb