Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, sasi të cilën dyshohej se e shiste në zonën e ish-Parkut dhe Laprakës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit A. V., 29 vjeç, sepse duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, u konstatua jashtë banese, duke vjedhur disa produkte në ambientet e jashtme të dyqanit të shtetasit F. Sh.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 34 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit R. T., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera(një motomjeti dhe një biçiklete).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi i shtetasit A. P., 27 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. L., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij; E. Gj., 30 vjeç, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje; K. D., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Sh. T., 37 vjeç, G. L., 33 vjeç dhe U. T., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; E. P., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.