Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë Elsa Hastad, përmes një postimi në Twitter ka falenderuar popullin shqiptar për pritjen e afganëve të parë këtë mëngjes. Hastad shkruan se Suedia përkujton diplomatin e saj Raol Wallenberg i cili shpëtoi mij5ra hebre nga holokausti duke bërë krahasimin me shqiptarët sot, ajo i quan trima dhe se për njerëz të tillë ka shoqëria njerëzore.

Postimi i plotë:
“Sot është dita për të nderuar Raol Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti, Suedia përkujton vlerat morale dhe njerëzore.
Ne kemi nevojë për njerëz të tillë trima! Faleminderit Shqipëri që prite refugjatët e parë këtë mëngjes!”

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në vendin tonë kanë mbërritur 120 afganët e parë të cilët jane sistemuar në struktura hotelerie në Durrës dhe po mbahen nën monitorim si nga ajri ashtu edhe nga toka.