Në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet do të zhvillohet çelja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar në fushatat e kaluara elektorale, ku sheshet kanë qenë të tejmbushura nga simpatizantë të partive, këtë herë, kushtëzuar dhe nga prezenca e pandemisë në vend, mitingu do të zhvillohet me numër të kufizuar njerëzish. Gazetari Gjençaj, raportoi se present në miting do të jenë vetëm 140 kandidatët e 12 qarqeve të vendit.

Po ashtu ai tregoi detaje sa i përket zhvillimit të ceremonisë.

Fillimisht sipas gazetarit do të flasin në podiumin e ngritur në shesh, drejtuesit politikë të qarqe, e më pas, mitingu do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Gjithashtu, zhublohen dhe detaje se si do të ulen kandidatët për deputetë. Duke qenë se Tirana është qarku më i madh i vendit, 36 kandidatët e saj do të ulen në vendet e fundit.

Sakaq, hapësira e sheshit “Skënderbej”, është rrethuar nga barriera të larta ndaluese, të cilat janë vënë për të ndaluar hyrjen e njerëzve gjatë kësaj ceremonie.

Ballkanweb