Këto ditë që Bora Zemani ndodhet në spital kanë rastisur me ditëlindjen e djalit të saj, Arborit.

Ai festoi dje 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera është larg Borës.

Kjo e fundit ka publikuar disa prej kujtimeve të tyre në “Instagram”, duke i bërë të voglit të saj një urim të përzemërt.

Ajo shkruan se festën do e shtyjnë për pak teksa shton se si një djalë i rritur, Arbori e ka kuptuar arsyen e saj.

“Një pikë nga kujtimet tona… Je gjithçka për mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh një djaleë i dashur, i mençur e që përcjellë vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër.

Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton çdo gjë …

Do e shtyjmë vetëm paaak fare”, ka shkruar Zemani.

Më herët, Olsa Muhameti zbuloi se moderatorja i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por pa e specifikuar çfarë konkretisht, teksa tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nesër do jetë në “Për’puthen”.