Ilustruese

Një 64 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në orët e fundit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar”, njofton Policia e Tiranës, ndërkohë që një tjetër rast i rëndë është referuar në Prokurori.

Bëhet fjalë për një 41-vjeçar që dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e tij.

“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.