Mamaja e 13-vjeçares e cila u ngacmua seksualisht nga një 64-vjeçar në Hoçisht të Devollit, ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen.

Ajo u shpreh se vajza e saj i kishte treguar se 64-vjeçari Zenel Rushitaj e kishte kërcënuar se do t’i vriste babanë, nëse do të tregonte për ngacmimet që i kryente.

Sipas saj, vajza i ka deklaruar atioj se Rushitaj e ka prekur.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet, do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata, por nuk tregoi se kishte burrin atje. E mori dy herë, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë”, theksoi ajo./abcnews.al