Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual.”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin./Abcnews.al/