Rama: Shumë faleminderit kryeministër, ju dhe anëtarëve të kabinetit tuaj që na mirëpritet sot.
Faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh që reflekton frymën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, që siç e thatë edhe ju nuk ka asnjë cen.
Faleminderit për nënvizimin e faktit për trajtimin model të pakicave. Prej një nisme të marrë nga ne disa kohë më parë, trajtimi i pakicave u ngrit në një nivel që është në nivelinn ekselent të Këshillit Evropian.
Edhe pse e vogël në numër kjo pakicë bëhet një urë lidhëse mes dy popujve tanë.
Jemi të vetëdijsshëm që çështja e Maqedonisë është e ndjeshme, por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme. Siç e dini Shqipëria dhe Maqrdonia janë në pritje të hapje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Pavarësisht sa të vështira të jenë të tilla çështje ka zgjidhje nëse ka një vullnet të fortë.
Aktualisht jemi në rregull për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, edhe pse është e qartë që i kemi përmbushur të gjitha kushtet, do të respektojmë në këtë moment të dy miqtë dhe vendet mike që duhet ta zgjidhim këtë çështje. Besojmë fortë se kjo është një problematikë që duhet të zgjidhet mes dy vendeve, të tjerët mund të ndihmojnë por nuk mund të zëvendësojnë atë që dy vendet duhet të bëjnë.