Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar publikisht votën kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta në seancën parlamentare të ditës së nesërme.

Teksa sulmon qeverinë dhe vjedhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit, Maliqi thekson se seanca parlamentare nesër do të futet në histori si dështimi më i madh i parlamentarizmit në vend.

Postimi i plotë: Vota ime neser do jete kunder shkarkimit te Presidentit, kunder turpit te ketij parlamenti te kapur e keqperdorur keto 2 vite. Mos u habisni nga shoë dhe fleterrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer ne estrade cfare nuk keni pare, qeshur e degjuar keto 2 vite.

Me votat e ketyre jane votuar PPT duke pasuruar oligarket dhe qeveritaret, eshte votuar prishja e marrveshjes se 5 Qershorit ne rezidencen Amerikane, ku me pas u prishen koalicionet dhe u krye masakra me e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i perdorur nen presion bandat per zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendin e ka mbuluar krimi ne qeveri ne parlament, sfilatat ne drejtesi dhe varferia e pasiguria ne vend ku burri vret gruan, vellai motren, vjehrri dhendrin, shoku shokun, vrasje ne dere ne banese, ne makine, ne rruge, grabitje, vjedhje, droge etj. Seanca parlamentare neser do futet ne histori si turpi dhe deshtimi me i madh parlametarizimit ne vend.